A do rinegociohen 15 kandidatë për të bashkuar PD? Përgjigjet Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën për shtyp, foli dhe për situatën brenda partisë që ai drejton, ku në zgjedhjet e 14 majit kjo forcë politike shkon e përçarë.

“Për çdo njeri është e qartë sot veprimi anti opozitar i Ramës. Në këtë veprim, e vërteta është që Rama arriti të akaparojë kreun e opozitës, pseudopozitës, dhe vijon të ketë rrethin e tij që e paraqet si opozitë. Këto nuk kanë penguar opozitën të jetë fitimtare në betejat e saj”.

Sipas Berishës, më 14 maj, “Rama do bëjë gjithçka që emigrantët të mos votojnë se ruan ndaj tyre instinktet armiqësore atërore. Por ne do bëjmë çfarë të kemi në dorë që emigracioni të votojë. Ne e kemi deklaruar atë armik të votës së lirë dhe vijojmë me gjithë fuqinë tonë përballjen”.

I pyetur pas deklaratave të deputetit Xhelal Mziu se në drekën e organizuar që “bashkoi” PD-ë, është folur në mënyrë indorlame se 10-15 kandidatë që kanë dalë nga primaret mund të rinegociohen për zgjedhjet e 14 majit, Berisha theksoi:

“Jashtë primareve unë nuk njoh praktikë tjetër, kam respekt për zotin Mziu por jashtë primareve nuk njoh tjetër praktikë”.


Shtuar 30.12.2022 13:23