Shefat e ushtrisë së SHBA-së dhe Ukrainës takohen për herë të parë sy më sy

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley, udhëtoi afër kufirit midis Ukrainës dhe Polonisë të martën dhe zhvilloi takimin e parë sy më sy me homologun e tij ukrainas.

Ky takim vë në pah lidhjet në rritje midis dy ushtrive dhe vjen në një kohë kritike pak para se pushtimi rus i Ukrainës të shënojë njëvjetorin.

Gjenerali Milley zhvilloi një takim disa orësh me shefin e ushtrisë së Ukrainës, gjeneralin Valerii Zaluzhnyi, në një lokacion të pazbuluar në juglindje të Polonisë. Dy liderët kanë biseduar shpesh për nevojat e ushtrisë ukrainase dhe për situatën në fushëbetejë, por nuk ishin takuar asnjëherë sy më sy.

Takimi vjen në kohën kur komuniteti ndërkombëtar po intensifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën, përfshirë edhe trajnimin e ushtarëve ukrainas nga SHBA-ja dhe dhënien e raketave Patriot, tankeve, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe sistemeve të tjera të armëve nga SHBA-ja, shtetet evropiane dhe shtetet e tjera.

Po ashtu, lufta në Ukrainë gjendet në një moment kritik. Forcat ukrainase po zhvillojnë beteja të ashpra në rajonin lindor të Donjeckut, ku forcat ruse – së bashku me mijëra mercenarë të grupit Vagner – po tentojnë që të ndryshojnë rrjedhën e luftës, pas disa muajsh ngecje të Rusisë në fushëbetejë.

Zëdhënësi i gjeneralit Milley, koloneli Dave Butler, tha për gazetarët se gjenerali amerikan u takua me homologun ukrainas, pasi e ndjeu se ishte e nevojshme që të takoheshin fizikisht.

“Këta persona kanë folur në baza të rregullta për një vit dhe tani e kanë rastin që të njihen personalisht. Ata kanë biseduar në detaje për mbrojtjen që Ukraina po tenton të bëjë kundër agresionit të Rusisë”, tha Butler.

Po ashtu, lufta në Ukrainë gjendet në një moment kritik. Forcat ukrainase po zhvillojnë beteja të ashpra në rajonin lindor të Donjeckut, ku forcat ruse – së bashku me mijëra mercenarë të grupit Vagner – po tentojnë që të ndryshojnë rrjedhën e luftës, pas disa muajsh ngecje të Rusisë në fushëbetejë.

Zëdhënësi i gjeneralit Milley, koloneli Dave Butler, tha për gazetarët se gjenerali amerikan u takua me homologun ukrainas, pasi e ndjeu se ishte e nevojshme që të takoheshin fizikisht./rel/