Thirrja e trishtë e nënës me 2 vajzat e paralizuara: Do vdesim rrugës (VIDEO)
Një thirrje e dëshpëruar e një nëne të moshuar, që kujdeset për dy vajzat e saj të rritura, por të sëmura.

Në varfëri, me të ardhura tepër të vogla, në një banesë me qera, gruaja në qytetin e Durrësit është në dëshpërim.

Vajzat e paralizuara nuk mund të lëvizin nga krevati, ndërsa ajo vetë nuk është në gjendje t’ju bëjë shërbim.

Nga ana tjetër, ndërsa Shqipëria është tashmë nën rrezikun e përhapjes së koronavirusit, gruaja përballet edhe me vështirësitë e lëvizjes apo daljes për kryejen e shpenzimeve.

“Do të vdesim rrugëve”, thotë ajo në kulmin e dëshpërimit.

“Fundjavë ndryshe” është duke e trajtuar rastin në fjalë dhe kërkon mbështetjen e të gjithë qytetarëve që mund të kontribuojnë në ndihmë të kësaj familjeje./Opinion.al
Shtuar më 01/04/2020, ora 23:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori