Thirrja e 3 në Hagë, Haradinaj: Jo ftesë ligjore, por erdhi pas presioneve ndërkombëtare (VIDEO)
Në një intervistë për FaxNews, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur dorëheqjen e tij nga posti, pas ftesës në Hagë.

Haradinaj u shpreh se nuk ishin moment të lehta, dhe se thirrja e tretë nga gjykata në Hagë, erdhi pas presioneve ndërkombëtare. Kryeministri tha se gjithçka është politike dhe aspak ftesë ligjore.

“Nuk ishin moment të lehta kur u dha dorëheqja ime. Thirrja e tretë në Hagë, erdhi pas presioneve ndërkombëtare. Nuk ishte ftesë ligjore, por politike dhe sigurisht ishte e padrejtë.

Ardhja e ftesës ishte kundër parimeve të vendit të Kosovë. Nuk kam biseduar me koalicionet politike, por kam bërë gjithçka për mbrojtjen e popullit. “
Shtuar më 21/11/2019, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori