Thanë që u bë i famshëm falë tyre, Fero iu kthehet Mozzikut dhe Getinjos (VIDEO)
Reperi Fero ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Mirage" ku ka dhënë një rrëfim ekskluziv. Ai ka zbuluar të reja rreth jetës personale dhe asaj profesionale, ku iu ka dhënë fund shumë pikëpyetjeve.

Disa kohë më parë, të ftuar në 'Shiko kush luan' reperët e njohur Mozzik dhe Getinjo, të cilit ishin dikur kolegë të Feros, janë shprehur se Fero e ka fituar famën nga ata. I ftuar në ‘Mirage’, reperi e ka një përgjigje.

"E kam parë dhe unë intervistën. Ata mua nuk më kanë dhënë famë, as nuk munden kurrë të më japin famë, se nuk e lejoj këtë gjë dhe nuk e kam lejuar asnjëherë. Unë kurrë nuk e kam pasur një bashkëpunim me dikë që është më lart se unë, unë kam pasur bashkëpunime me artista që i kam ndihmuar, s’kam pasur ndonjë bashkëpunim që të them më ka ndihmuar mua, e ata famë mua nuk më kanë dhënë, sa për djem janë shumë djem të mirë sidomos Mozi është shumë djalë i mirë, e ka respektin e vecantë prej meje, është fakt që më kanë prezantuar në ‘On Records’ por ata mua nuk ma kanë dhënë famën, as nuk munden të ma japin, puna është këtu që ne kemi qenë bashkë tre vjet me një kompani", është shprehur Fero.
Shtuar më 04/01/2020, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori