Pasi
Ziadin Sela tha se iu kërkon
falje njerëzve që ka përkrahur njeriun e Sasho Mijallkovit, është kundërpërgjigjur kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Në fjalën e tij, në Kuvendin e degës së Strugës, Thaçi tha se iu kërkon
falje simpantizantëve dhe anëtarëve të PDSH-së që e ka mbështetur në të kaluarën
Ziadin Selën.
“U kërkoj ndjesë sinqerisht të gjithë juve që u binda apo u apelova që të votoni për një figurë e cila tashmë katërcipisht është vërtetuar, qe nuk ka asgjë të përbashkët me njerzillëkun, me shqiptarinë dhe me PDSH-në. Sinqerisht ,u kërkoj ndjesë sepse kjo është përgjegjësia ime", tha Thaçi.
Menduh Thaçi theksoi se nuk është Perëndi që ta parashikojë tradhëtinë, por se sipas tij, Sela ka kryer tradhëti ndaj PDSH-së. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014,
ora 15:41