Man.United refuzon ofertën e Sevillas për Martial

Anthony Martial ka bërë tashmë të ditur se do të largohet nga Manchester United.

Lojtari nuk është i kënaqur me minutat e tij dhe i ka bërë të ditur Ralf Rangnick se dëshiron largimin nga ‘Old Trafford’.

Duke pasur parasysh këtë situatë, Sevilla ka tentuar të shfrytëzojë situatën dhe të bëjë lëvizje drejt lojtarit.

Goal raporton se Sevilla ka bërë një ofertë për të huazuar Anthony Martial.

Kjo ofertë thuhet se është refuzuar nga skuadra e Manchester United.

Djajtë e Kuq  janë duke kërkuar për një ofertë që blenë kartonin e sulmuesit në formë permanente. /albeu.com


Shtuar 28.12.2021 14:22