Thaçi, apel qytetarëve të ushtrojnë të drejtën për të votuar (VIDEO)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një video-mesazhi për zgjedhjet e 11 qershorit, ka thënë se ato janë një mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne.

Thaçi në adresimin e tij u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për të ardhmen e fëmijëve , shtetit dhe për të ardhmen euroatlantike.

Fjalimi i plotë i Presidentit Thaçi:

Të dashur miq,

Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne.

Prandaj, si president i juaji, me lejoni t’ju thërras që të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar. Vota e juaj është thelbi i demokracisë, e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë.

Nesër, të gjithë ju që keni të drejtën e votës, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për konsolidimin e shtetit dhe votoni për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Falënderoj edhe njëherë të gjitha institucionet, KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE-ja dhe nga PE-ja, ambadadat e shumta që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2017, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori