Berisha jep lajmin, kur dhe ku do të nisë “sulmi” frontal ndaj Bashës (FOTO LAJM)

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, do të nis aksionin politik për atë që ai e quan si çlirimi i Partisë Demokratike dhe kthimi i saj tek demokratët.

Berisha bëri me dije se takimet e tij me demokratë do të nisin nesër në orën 18:00 në Tiranë për t’u shtrirë më pas në gjithë Shqipërinë.

Ai fton demokratët për pjesëmarrje.

Postimi i Berishës:

Njoftim!

Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”

Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur! sb/albeu.com