TETOVË/ E denoncuan fqinjët për zhurmë, 29 vjeçari shan dhe policinë por më pas kapet (VIDEO)
Ora policore ka filluar që në ora 16 ndërsa të gjithë janë mbyllur nëpër shtëpi. Nëpër qytet shifen vetëm policia që patrollon rrugët e qytetit. Megjithatë, qetësia u prish kur një qytetar filloi ta shfaqë revolëtn e tij kundër orës policore dhe policsë.

Sharjet dhe britmat kundër policisë vazhduan për disa minuta, ndërsa vazhduan vazhduan për dhjetëra minuta ndërsa këto zhurma pamundësonin edhe punën e gazetarëve.
Këto zhurma kishin shqetësuar fqinjët të cilët rastin e kishin denoncuar në polici.

E Sharjet nuk u ndalën as kur erdhi policia. Megjithatë, shqetësimi nuk zgjati shumë. Policia kërkoi përforcime dhe u nisën drejt banesës nga ku vinin britmat.

Pas disa minutash, personi që shante u pa në pranga dhe në shoqërimin e policisë.

Në raportin e policisë që u lëshua ditën e nesërme, shkruhej se personi është arrestuar nën akuzën e prishjes së qetësisë dhe rendit publik ndërsa këtë e ka bërë nën ndikimin e alkoolit.

Shtuar më 08/04/2020, ora 20:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori