Tërmeti shkund Zelandën e Re, si e kaloi kryeministrja momentin e sikletshëm teksa ishte në intervistë live (VIDEO)
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ishte duke u intervistuar drejtpërdrejt në TV mëngjesin e të dielës, kur i gjithë vendi u godit nga një tërmet me fuqi të konsiderueshme.

Lëkundet mund të shiheshin qartë edhe në videon e mëposhtme dhe Arden për një moment u duk e trazuar, por e kaloi shpejt dhe vazhdoi intervistën duke thënë se ishte në një vend të sigurtë dhe se nuk gjendej poshtë ndonjë llambe të varur.

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë goditi rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Ëellington, në orën 08:00 me kohën lokale. Ai u ndje në mbarë vendin, por nuk pati raporte për dëme apo lëndime në njerëz.

Zelanda e Re ndodhet në të ashtëquajturën Unazë e Zjarrit në Paqësor, një zonë kjo me aktivitet të fortë sizmik, kështu që goditet rregullisht nga tërmetet. Ndërtesat e saj janë krijuar për t’i bërë ballë lëkundjeve të tilla.
Shtuar më 25/05/2020, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori