Tërmeti shkretoi Durrësin, Vangjush Dako shfaqet në krah të Ramës (VIDEO)
Pavarësisht se qëndroi për 12 vite në pushtet si një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë të Shqipërisë, në kohën kur tërmeti hodhi përtokë Durrësin, prezenca e Vangjush Dakos nuk u shqua së tepërmi në media.

Por këtë të enjte, teksa kryeministri vizitonte disa rrënoja në qytetin e Durrësit, pranë tij është shfaqur Vangjush Dako.

Edhe pse jo në rradhë të parë, atje ku qëndron kamera, Vangjush Dakon ndodhet prapa kryeministrit dhe në një moment komunikon me të për çështjen e disa letrave.

Dako i thotë se për “ato letrat” po bën ai diçka, teksa Rama i thotë “ok” ish- kryebashkiakut.
Shtuar më 05/12/2019, ora 20:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori