Bardhi i përgjigjet Berishës: Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar kur u shpalle “non grata”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka thumbuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje me ngjarjen e Gërdecit.

Ai është shprehur se ka ikur koha, kur Berisha merrte për bazë mendimin e djalit në lidhje me emërtimet në administratë.

“Babi i Zenit, njëriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruan Bardhi./albeu.com


Shtuar 30.05.2022 16:54