Tërmeti i dytë i fuqishëm nxjerr mekiskanët e frikësuar në rrugë (VIDEO)

Pëlqej
Një tërmet i fuqishëm 6.2 ballësh ka goditur sërish Mexico City ditën sotme.

Paraprakisht njoftohet për ndërtesa të shembura ndërsa disa ndërtesa janë evakuuar. Raportet fillestare nga autoriteti sizmologjik meksikan thanë se tërmeti ra rreth orës 07:53, sipas kohës lokale në një thellësi prej 10 kilometrash , dhe me një epiqendër rreth 12 km në veri të qytetit të Ixtepec.

Dëshmitarët thonë për mediat lokale se sirenat paralajmëruese të tërmetit janë duke u dëgjuar kudo në vend.

Pesë ditë më parë, Meksika u trondit nga një tërmët 7.1 ballësh qe ka lënë rreth 2180 viktima dhe 1900 të plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori