Tërmet i fuqishëm në Zelandën e Re, shemb edhe kodrat (VIDEO)
Kodrinat janë shembur në Zelandën e Re gjatë një tërmeti në qytetin Christchurch në ishullin lindor.

Nuk janë raportuar dëme serioze apo viktima në tërmetin e regjistruar në ditën e Shën Valentinit, në orën 13:13 minuta, sipas orës lokale.

Plazhet në lindje të Christchurch ishin të mbushura me njerëz dhe sërfistë kur shkëmbinjtë filluan të binin në det.

Tërmeti i magnitudës 5.7 ballë, vjen pak ditë para përvjetorit të tërmetit vdekjeprurës në të njëjtin qytet, në 2011-ën. Ai tërmet, shkatërroi qendrën e qytetit dhe i mori jetën 185 personave.

Zelanda e re shtrihet mbi të famshmen unazë të zjarrit, një linjë tërmetesh të shpeshta dhe shpërthimesh vullkanike, që virtualisht rrethojnë të gjithë qarkun e Paqësorit. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2016, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori