Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës në Shijak. Burimet bëjnë me dije se nga një përplasje mes dy mjeteve ku kanë mbetur të plagosur 8 persona.
Sipas policisë, në aksident është përfshirë një “Benz”, i cili u përplas me një motomjet me rimorkio, ku ndodheshin tetë persona.
Të plagosurit u dërguan në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Me datë 28.10.2021, rreth orës 20:00, në Shijak, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K., është përplasur me një motomjet me rimorkio.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar 8 shtetas që ndodheshin në rimorkio, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit shtetasi D. K., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/