Akuzat mbi gjuhën vulgare të përdorur në drejtim të emigrantëve duket se e acarojnë Presidentin
amerikan Donald
Trump.
Irritimin ai e shfaqi publikisht në Zyrën Ovale, duke e nxjerrë prej andej reporterin e njohur të CNN, Jim
Acosta, pasi korrespondenti i lartë i rrjetit të Shtëpisë së Bardhë i drejtoi një pyetje mbi deklaratën fyese.
"A keni thënë që doni që në Amerikë të vijnë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë", e
pyeti me ironi
Acosta presidentit
amerikan, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk do të pranonte emigrant nga Haiti dhe Salvadori, pasi ato janë vende plehra.
"Dua që njerëzit të vijnë në Amerikë nga çdo shtet", u përgjigj
Trump.
Por gazetari iu kthye sërish
Trump, dhe e
pyeti nëse ishte dakord që në Amerikë të shkojnë emigrant me ngjyrë.
Këtu
Trump e ka humbur dhe i ka drejtuar gishtin gazetarit, duke e urdhëruar të dalë jashtë.
Për ta qetësuar, ka ndërhyrë stafi i tij. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018,
ora 11:31