"Tërbohet" këngëtarja shqiptare, mbulon striptisten me para (VIDEO)
Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa, është bërë protagonist e një video që po bën xhiron e rrjetit.

Ajo shihet duke i hedhurdollarë striptisteve femra duket se ka hapur një debat mjaft të ashpër në internet në lidhje me feminizmin. Madje kritikët kanë bërë thirrje edhe për të bojkotuar muzikën e saj.

Pas ceremonisë së çmimeve "Grammy", 24-vjeçarja shqiptare ka shkuar në një festë të organizuar në një klub striptizmi nga këngëtarja Lizzo.

Dua ishte e shoqëruar nga Lil Nas X dhe Rosalia. Por mesa duket sytë e publikut janë drejtuar vetëm nga këngëtarja e famshme, e cila u shfaq teksa u hidhte striptisteve kartmonedha në dollarë.

Personi i parë që ka publikuar videon shkruan krahas saj: “Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”.

#dualipaisoverparty është hashtagu që kanë nisur të shpërndajnë kritikët e saj, madje duke bërë thirrje edhe për bojkotim të muzikës së saj.

Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim për këtë çështje derimë tani.
Shtuar më 29/01/2020, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori