"Tërbohet" dhëndri gjatë ceremonisë, thyen shishen e shampanjës (VIDEO)
Dhëndri që po shihni në këtë video nuk është një nga ata dhëndrat e zakonshëm e të qetë që keni parë në ceremonitë martesore.

Ai shfaqet gjatë gjithë kohës i acaruar dhe reagon me nervozizëm ndaj gjithçkaje dhe kujtdo që e rrethon.

Gjithçka filloi kur ai nuk pranoi shakatë e të ftuarve ndërsa priste tortën e dasmës, që në fakt janë rituale që njihen në të gjithë botën.

Pamjet e dasmës besohet se janë në Azerbajxhan, dhe tregojnë se dhëndri gjithnjë e më i zhymtë dhe në fund humbet durimin e tij dhe copëton një shishe shampanje pasi ai lëshon thikën gjatë prerjes së tortës.

Dhëndri kap shishen dhe e përplas në dysheme duke frikësuar të ftuarit. Mos vallë është martuar kundër dëshirës apo ndoshta ka "kthyer" ca gota para se të kurorëzohej?!
Shtuar më 12/12/2019, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori