Tentoi ta grabiste, shikoni çfarë i bën 81-vjeçarja hajdutes (VIDEO)
Një 81-vjeçare e guximshme ka treguar sesi u përball me një hajdute që u përpoq të ia vidhte paratë e pensionit ndërsa po i tërhiqte nga bankomati.

Doreen Jones po tërhiqte lekët në bankomat me kartë në Blackheath, West Midlands, kur u sulmua nga një grua e re e cila i erdhi nga pas

Pamjet tregojnë gjyshen, e cila përballet me hajduten dhe e detyron të largohet me vrap.

"Ajo nuk priste që unë të reagoja ashtu. Hajdutja priste një grua të dobët, por zgjodhi personin e gabuar,"-tha Jones për BBC.

Që prej sulmit, pensionistja dy herë e ve ka vuajtur nga probleme të zemrës dhe ankthit kur vizitoi rrugën, ku ajo u sulmua.
Shtuar më 19/09/2019, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori