Televizioni gjerman: Kosova, njihni një vend mysliman në mes të Evropës (VIDEO)
Pëlqej
Televizioni gjerman, NDR i ka bërë publicitet Kosovës, duke e prezantuar atë si një destinacion që ia vlen të vizitohet.

Ky televizion thotë se shteti më i ri në Evropë ka kulla historike, ka natyrë të mrekullueshme dhe njerëz të paqtë, shkruan PortAlb.

Po ashtu, në reportazhin e NDR-së paraqitet edhe tradita e Kosovës.

"Një prezantim ideal i banorëve të shtetit më të ri në Evropë. Televizioni shkon në qendër të Ballkanit, në një vend ku lufta kishte shpërthyer 15 vjet më parë. Çfarë do një vend me popullsi myslimane ? Si e shohin ata vendin e tyre në Evropë; dhe çfarë këshillash kanë ata për një turne për të panjohurin, shpesh të ngarkuar me paragjykime për këtë vend?", thuhet ndër të tjera në reportazh.

reportazh tregohet jeta moderne e ndërthurrur me modernitetin. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori