Telefonatë me Kylie Jenner, si qëndron e vërteta e videos së Getinjos (VIDEO)
Kylie Jenner është një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në mbarë botën dhe nuk ka një person të vetëm në kontakt me internetin, që nuk njeh emrin e saj.

Madje, të shumta janë dëshirat e personazheve të njohur dhe jo vetëm, për ta takuar nga afër apo për të biseduar me yllin 23-vjeçar.

Kjo dëshirë i ka shtyrë njerëzit të bëjnë edhe disa “marifete” të lezetshme në rrjete sociale, duke përdorur sigurisht fytyrën dhe zërin e Kylie-t.

Nëse ju ka zënë syri në rrjet një videocall mes Getinjos dhe Kylie Jenner, po ju tregojmë të vërtetën përpara se t’ju lindin pyetje!

Në fakt, video që shikoni më sipër është thjesht një montazh i bërë me program, video të cilën mund ta bëjë kushdo.

Jo vetëm Kylie-n, por mund të zgjidhni personazhin tuaj të preferuar VIP dhe pse jo, t’i bëni ndonjë rreng personave pranë jush.

Në një kohë kur teknologjia është zhvilluar kaq shumë, tani mund të shkrepni edhe një foto tuajën në hënë (sigurisht, me montazh).

Shtuar më 28/09/2020, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori