Të zbardhur në miell, çfarë po ndodh brenda Kuvendit të Shqipërisë (VIDEO)
Seanca e sotme parlamentare në Kuvend është shoqëruar me incidente të rënda.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita e vendosur për largimin e Ramës nga Kuvendi, bllokuan foltoren duke penguar vazhdimin e seancës por jo vetëm kaq.

Pas pankartave ku shkruhej "lironi kuksianët" deputetët e opozitës të pajisur me shishe uji, vezë e miell ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Ka qënë fillimisht Noka ai që ka qëlluar Ramën me miell duke e zbardhur atë dhe pjestarët e tjerë të qeverisë.

Më pas deputetët kanë qëlluar të gjithë me vezë, shishe e objekte të tjera në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Deri më tani Ruçi ka përjashtuar Nokën, Salianjin dhe Balliun por pritet që trazirat të vazhdojnë. /albeu.com/

Shtuar më 12/04/2018, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori