Dritë në fund të tunelit për Werderin e Rashicës, mposht minimalisht Freiburgun (VIDEO)

Skuadra e Milot Rashicës ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në Bundesligë pas rifillimit të futbollit, duke mposhtur Freiburgun me rezultat minimal 0:1.

Përkundër fitores së Bremen, mund të thuhet se Miloti nuk pati një paraqitje aq të mirë, duke mos treguar shumë rrezik për kundërshtarët. Ai u zëvendësua në minutën e 81′.

Fati i këtij takimi u vendos në 20 minutat e para. Ishte Bittencourt ai që tundi rrjetën e Freiburg, për epërsinë e skuadrës së tij.

Werder arritën të ruanin këtë epërsi, duke bërë që në fund të dalin me tri pikë nga kjo ndeshje.

Werder kështu numëron 21 pikë, dhe vazhdon të jetë në pozitën e parafundit në tabelë, kurse Freiburg në pozitën e shtatë mbetet në kuotën e 37 pikëve.


Shtuar 23.05.2020 16:04