Tre çifte dhe një dasëm, video po bën xhiron e botës (VIDEO)
Taiëani është vendi i parë në Azi që ka legalizuar martesat e të njëtës gjini, me një ligj që hyri në fuqi vetëm pak orë më parë.

E pikërisht në këtë ditë, tre çifte kanë organizuar një ceremoni martesore, me tre çifte, një prej tyre burrë-grua, një çift lezbikesh, dhe një gay-sh.

Ceremonia e përbashkët ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa një prej vajzave që martohet me një tjetër vajzë është shprehur se martesa nuk lidhet me gjininë, por me mënyrën sesi njeriu beson dhe ndihet.

Të tre çiftet thonë se ceremonia synon që t’iu tregojë dhe vendeve të tjera të Azisë, se çdo njeri ka të drejtë që të bëjë zgjedhjet e lira sa i takon preferencave seksuale.

Shtuar më 24/05/2019, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori