Të shtëna me armë nga RENEA: Një person bie përtokë, i pranishëm edhe Rama (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka qenë i pranishëm në 107 vjetori i Policisë së Shtetit, ku ka parë nga afër një një aksion të demostruar nga forcat RENEA, kur kanë të bëjnë me një situatë kriminale.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruante se në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit, vjen me finalizimin e projektit të repartit bashkëkohor për forcat policore të elitës, të cilat pas 30 vjetësh do të kenë më në fund të njëjtat kushte si forcat simotra në Europë, shkruan ABC news.

Ndër të tjera kryeministri Rama është shprehur se armiku më i madh i policisë nuk është krimi, por vetmia nga mungesa e mbështetjes, shtypja apo mungesa e vëmendjes për ta dëgjuar.

“Ne kemi bërë gjithcka kemi mundur e do të vazhdojmë ta bëjmë duke respektuar autoritetin e policisë së shtetit, drejtuesit e saj që për herë të parë s’janë të trysnuar nga urdhrat nga lart në kundërshtim me ligjin, forcave speciale që për herë rë parë në këto 30 vite s’janë tradhëtuar në operacionet e tyre dhe vetë RENEA-s historia e së cilës nis me një ndërhyrje në në emergjencë civile në 91 pas një përmbytje të furishme ku një efektiv i kohës rrrezikoi jetën, u hodh në ujin e akullt e shpëtoi 3 barinj në rrezik mbytje”, tha Rama.

Gjithashtu shefi I qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se viti 2020 është përcaktuar si vit kyç për të vënë në jetë luftën kundër krimit të organizuar.

Shtuar më 13/01/2020, ora 15:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori