Holanda me gjestin fisnik, fanellat e Botërorit do të shiten në ankand dhe të ardhurat për puntorët migrant

Federata Holandeze e Futbollit ka vendosur të nxjerrë në ankand fanellat që do të veshin lojtarët e kombëtares gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.

Pas konsultimit me lojtarët, është vendosur që të ardhurat të përdoren për të përmirësuar situatën e punëtorëve migrant në Katar.

“Ka pasur një ndikim shumë të madh te punëtorët migrant në Katar. Kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së askujt. Në kushte shumë të vështira ata kanë punuar në stadium, infrastrukturë dhe hotele. Ata duhet të shpërblehen për këtë gjë dhe ne kemi marrë një vendim të përbashkët që të bëjmë mirë duke i ndihmuar”, është shprehur kapiteni i skuadrës, Van Dijk./h.ll/albeu.com