“Nuk jam gati të vaksinohem”, Miss Holanda heq dorë nga Miss World

Miss Holanda ka hequr dorë nga konkursi “Miss World” duke thënë se nuk është gati të vaksinohet në mënyrë që të mund të udhëtojë në Porto Riko për eventin.

21 vjeçarja, Dilay Willemstein me anë të një postimi në Instagram ka thënë se konkurrenteve iu kërkohet të jenë të vaksinuara dhe ajo nuk është gati për të marrë dozën anti-covid dhe ndoshta nuk do të jetë kurrë.

Modelja dhe balerina tani do të zëvendësohet nga Lizzie Dobbe, e cila zuri vendin e dytë në konkursin kombëtar të bukurise te Holandës që u zhvillua në korrik.

Willemstein u tha mediave në kohën e fitores së saj se marrja e kurorës së Miss World ishte ëndrra e saj më e madhe.


Shtuar 7.10.2021 23:10