Takim online me kryeministrat e Ballkanit, Rama: Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në profilin e tij në Facebook ku njofton se mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online në datën e paracaktuar.

Sipas Ramës, “garantimi i aksesit të vendeve të rajonit tonë në tregun europian për importet mjekësore gjatë luftës me virusin, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave të luftës mbi biznesin e mbi punonjësit e sektorit privat, të detyruar të rrinë në shtëpi dhe kontributi i be për vendet e rajonit tonë në këtë reagim, mbledhja e Këshillit Europian javën e ardhshme, ku do të diskutohet edhe vendimmarrja për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë”.


Shtuar 17.03.2020 10:47