Të kalosh Lanën me një 4x4 (VIDEO)
Janë skena që i kemi parë nëpër filma aksionë ose në mediat ndërkombëtare por rrallë herë ndodh që ti shohim edhe në Shqipëri.

Ka qënë aventura e çmendur e një të riu nga Tirana, i cili ka kaluar me fuoristradën e tij 4x4 lumin që përshkron kryeqytetin shqiptar, Lanën, njofton Portali Albeu.com.

Edhe pse për disa duket një "Mision i Pamundur", i riu ka mundur të kalojë me sukses provën dhe ta nxjerrë makinën në anën tjetër të Lanës, e cila duhet thënë se kishte pak ujë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori