Të gjithë u impresionuan nga fjalimi i saj, Trump tallet me aktivisten (VIDEO)
Presidenti Donald Trump postoi një deklaratë tallëse ndaj aktivistes 16-vjeçare e cila tërhoqi vëmendjen e gjithë botës me fjalimin e saj për klimën në Kombet e Bashkuara.

Adoleshentja suedeze shprehej në fjalimin e saj emocional se “njerëzit po vdesin” dhe “ne jemi në fillimin e një zhdukjeje masive”.

Por Trump e tjetërsoi fjalimin e saj duke shkruar ekzaktësisht:

“Duket si një vajzë e re shumë e lumtur që pret një të ardhme të ndritshme dhe të mrekullueshme”.

Greta Thunberg nga Suedia mbajti fjalimin e hapjes në samitin e OKB-së që u përqëndrua tek ndryshimet klimatike. Videoja e saj duke qarë është bërë hit në internet dhe të gjithë po citojnë fjalët e saj:

"Jemi në fillimet e një zhdukjeje masive ndërsa ju flisni vetëm për para dhe tregoni përralla të rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxoni!"
Shtuar më 24/09/2019, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori