Të fiksuar pas "Golf 5", në Maqedoni tashmë behet rrugë vjedhja e kësaj makine (VIDEO)
Vjedhja e makinave "Golf 5" në rajonin e komunës së Çairit po bëhet rrugë.

Kështu të paktën tregojnë të dhënat e qytetarëve.

Vetëm në dy ditët e fundit janë paraqitur edhe dy raste të vjedhjes së veturave “Golf 5”.

Alsat bisedoi me njërën nga pronaret, të cilës i është vjedhur vetura rreth katër ditë më parë.


Shahadie Osmani thotë se rastin e kanë paraqitur në polici, ndërsa nuk kanë marrë asnjë përgjigje edhe pse nënvizon që prej tek banesa, vjedhësit me veturën e kanë pasur patjetër të kalojnë në rrugët ku ka kamera.

Shton se veturën e kanë kërkuar gjithkund ku kanë dyshuar se mund të ndodhet, por nuk kanë arritur ta gjejnë.
Shtuar më 20/11/2020, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori