Të dy shpërthyen në lotë, Mozzik dhe Loredana tregojnë si e pritën lajmin e ëmbël (VIDEO)
Në dhjetor të vitit që lamë pas
Mozzik dhe
Loredana u bënë për herë të parë
prindër me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, tw quajtur Hana.
Që prej ditës kur lindi çifti poston vazhdimisht foto e video të vogëlushes.
Në një intervistë më të fundit për "Sevenbizz",
Mozzik dhe
Loredana kanë folur për herë të parë mbi ndjesinë e të bërit
prindër.
"Nuk e kam besuar derisa erdhi momenti që lëvizi pak. Aty e kuptova që kam një fëmijë në bark. Deri atëherë e kisha problem ta kuptoja se nuk më ishte rritur barku. Isha akoma e hollë", u shpreh
Loredana.
"Kanë qenë momente të papërshkrueshme. Është ndjenjë e re, ndjenjë që nuk ishte më
herët dhe u shfaq tani. Kemi qarë të dy kur e mësuam", ka treguar
Mozzik.
Shtuar më 03/01/2019,
ora 14:39