Tayna bën një gjest të madh për djalin që u kthye në meme në Kosovë (VIDEO)
Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun Tayna pas publikimit të këngës “Ring Ring” ka treguar për të gjithë fansat se është duke punuar për këngën e saj më të re e cila do të publikohet shumë shpejt.

Së fundmi në përmjet një postimi në ‘Instagram’, Tayna ka zbuluar edhe tematikën e këngës e cila siç duket do të ketë të bëjë me talljet e ndryshme që u bëhen të rinjve. Ajo ka publikuar një foto në profilin e saj ku shfaqet me një djalë nga Kosova i cili pak kohë më parë për shkak të një videoje ku pyeste vazhdimisht gazetaren “A bon me fol” u kthye në një meme në rrjetet sociale dhe u tall nga të rinjtë.

Kjo gjë siç duket nuk i ka pëlqyer aspak Tayna s e cila ka vendosur që fjalinë ‘A bon me fol’ ta përdori në këngën e saj të re duke i ardhur kështu në mbrojtje djalit.

“Unë takova Besim Hajrën, njëri prej djemve të videos ‘A bon me fol’. Besimi ishte një ndër njerëzit më të sjellshëm dhe të dashur që kam takuar. Ai më tregoi për talljet dhe siç e dimë të gjithë, historia nuk ishte aspak e këndshme. Më vjen shumë keq për ato që dëgjova dhe besoj që edhe juve. Për të bërë një ndryshim, unë vendosa të përdor fjalën e lartpërmendur në këngë dhe ta shndërrojmë atë në diçka të këndshme që kjo histori të marrë një kah tjetër. Besimi tha se është dakord, Iliri gjithashtu.”, ka shkruar Tayna pran fotos.
Shtuar më 13/03/2019, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori