Tashmë shumë km larg Durrësit, Olta Gixhari rrëfen mes lotësh si e përjetoi tërmetin (VIDEO)
Në një lidhje direkte nga Franca,
aktorja e njohur
Olta Gixhari ka rrëfyer për emisionin e pasdites “Ftesë në pesë” për tmerrin e përjetuar gjatë tërmetit 6.3 ballë që tronditi Shqipërinë.
Ajo ndodhej së
bashku me prindërit në
banesën e saj në katin e shtatë dhe mes lotësh rrëfen ndjesitë e hidhura të asaj dite.
Aktorja tregoi se kishte luftuar së
bashku me prindërit për të dalë jashtë shtëpisë, mirëpo mobiljet dhe orendi të mëdha të shtëpisë shkuleshin e binin përtokë, duke e bërë të pamundur hapjen e derës.
Kështu, ata ishin dorëzuar duke u përqafuar me njëri-tjetrin e duke u lutur, ndërkohë që nuk kishin as energji elektrike.
Olta tregoi se nuk ka ndërmend të kthehet në
banesën e saj derisa ajo të shpallet e pabanueshme ose jo, ndërsa po qetësohet pas kësaj traume jashtë Shqipërisë.
Shtuar më 03/12/2019,
ora 08:31