Taravari: Qëndroni në shtëpi, 2 javët e ardhshme janë kyçe (VIDEO)
Bankat dhe Institucionet tjera ku grumbullohen njerëz të caktojnë sigurime speciale, këtë e kërkoi shtabi i krizës i tre komunave, Gostivar, Vrapçisht dhe Rostushë.

Kreu i komunës së Gostivarit kërkoi nga banorët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre për ta paktën edhe dy javë të tjera, me qëllim që të ketë sa më pak pasoja nga infektimi me virusin korona.

Insistimi i gjithëve është të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi sepse e kemi krizën edhe një apo dy javë, pas asaj shpresojmë ta tejkalojmë pa shumë pasoja ose pa aspak. Institucionet që funksionojnë edhe në këtë periudhë të krizës, sidomos bankat dhe dyqanet e caktuara ku mblidhen më shumë njerëz dhe nuk i përmbahen distancës një apo dy metra sipas OBSH, insistojmë të caktojnë sigurime speciale dhe mënyrë se si do funksionojnë në këtë periudhë që ti ikim mundësisë për transmetim të virusit- deklaroi Arben Taravari, Kryetar i Gostivarit

Kreu i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani tha se në këtë Komunë deri tani në vetizolim kanë qenë 94 persona.

Nga numri i përgjithshëm 94, 17 prej tyre kanë kaluar ditët e vetë izolimit prej 14 ditë. Të njëjtët sot do i vizitoj mjeku amë, anëtarë nga shtabi i krizës dhe me siguri edhe nga Policia, dhe nëse të njëjtët nuk do kenë simptoma të korona virusit, atyre do iu rekomandohet nga mjeku dhe policia që të jenë të lirë sipas rekomandimeve nga Qeveria- deklaroi Isen Shabani, Kryetar i Vrapçishtit

Në Tetovë, Gostivar, Rostushë dhe komunat për rreth në vetëizolim janë mbi 500 persona.

Tetovë – 238

Gostivar 134

Mavrovë 135

Kodra e Diellit – 56 persona të vendosur në karantinë të organizuar nga Qeveria

Sa i përket orës policore, në komunat e sipërpërmendura, mbrëmë gjithsej është shkelur masa nga 13 persona, 9 në Gostivar dhe katër në Tetovë.
Shtuar më 30/03/2020, ora 19:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori