Taravari: Nëse nuk bëhet ligji për gjuhën shqipe për 100 ditë, dalim nga qeveria! (VIDEO)
Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së dhe ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, Arben Taravari i ftuar në emisionin '"Fol Tash"' në TV Koha të Tetovës ka folur për veprimtarinë e tij si ministër i Shëndetësisë.

Ai ka thënë se kanë përpiluar planin afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër ku kanë paraparë kthimin total të shëndetësisë në shërbim të mirëfilltë të qytetarëve.

Taravari, ka folur edhe në cilësinë e sekretarit të partisë duke thënë se nuk kanë çka bëjnë në qeveri nëse ligji për gjuhën shqipe nuk bëhet për 100 ditëshin e parë të qeverisë së Maqedonisë.

"Jemi në kontakt me mjekë të rinj që kanë ikur nga vendi për t'i kthyer në Maqedoni pasi këtu ka mungesë të mjekëve dhe personelit shëndetësor", ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Taravari.

Ai më tej ka shtuar se në zgjedhjet lokale nuk do të garojnë si "'Aleanca për Shqiptarët", por të vetëm dhe synojnë të fitojnë në Bogovinë, Gostivar, Tetovë, Vrapçisht dhe Strugë" /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2017, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori