Gjatë kësaj fundjave policia
rrugore ka kapur dhe ndaluar 22
drejtues mjetesh dhe motomjetesh, 94 leje drejtimi të pezulluara dhe 4 671 masa administrative të vendosura, për shkak të përdorimit të alkoolit si dhe
shkelje të rregullores.
208 denoncime nga qytetarët për
shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve
rrugore, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e parametrave të sigurisë
rrugore, gjatë fundjavës Policia
Rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle duke përdorur drager e radarë, si dhe duke aplikuar monitorimin e qarkullimit me punonjës civilë të Policisë
Rrugore.
Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin u angazhuan 951 punonjës të Policisë
Rrugore dhe gjatë kontrolleve duke përdorur aparatin drager u evidentuan dhe u arrestuan 14 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 persona për drejtim mjeti apo motomjeti pa Leje Drejtimi.
Kontrollet kanë vijuar edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo për shpejtësi tej normave të lejuara, gara shpejtësie, qarkullim në sens të kundërt,
shkelje që ndëshkohen me tërheqje të Lejes së Drejtimit dhe dërgimin në OASH.
Ne funksion te kontrolleve te dedikuara janë pezulluar 94 Leje Drejtimi, nga këto: 34 për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 31 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 29 për
shkelje të ndryshme.
Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 197
drejtues mjetesh që qarkullonin pa vendosur rripin e sigurimit, 131 pa vendosur kaskën mbrojtëse.
Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 658
drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 770
drejtues për parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
Gjithashtu, janë vendosur 1 468 masa për parkime të gabuara, 47 për mungesë siguracioni, 87 për xhama të zi dhe 1 105 masa për
shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Gjatë fundjavës, vetëm si rezultat i denoncimit të qytetarëve janë vendosur 208 masa administrative për
shkelje të ndryshme.
Policia
rrugore falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin dhe fton cilindo që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo
shkelje të kodit rrugor dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, por dhe për këmbësorët që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Shtuar më 01/10/2019,
ora 11:16