Stadiumet në Itali tani mund të mbushen deri në 75%

Stadiumet e Serisë A mund të mbushen sërish deri në 75% të kapacitet pasi rregullat anti-Covid janë liruar.

Siç njoftohet nga FIGC, stadiumet në të gjitha rajonet e Italisë tani mund të mbushen sërish me 75% të ulëseve të tyre, duke u rritur nga 50% që është aktualisht pas shpërthimit të variantit Omicron të COVID.

Stadiumet nuk do të lejohen të kthehen në kapacitet të plotë deri në fund të muajit të ardhshëm, por ky lajm është i mirëpritur.

Ky lajm do të thotë se atmosfera brenda stadiumeve të Serisë A mund të fillojë sërish të ndihet teksa fillon pjesa vendimtare e sezonit, dhe kjo është një shenjë e normalitetit që rikthehet ngadalë pas një periudhe dyvjeçare të dominuar nga virusi.


Shtuar 19.02.2022 14:53

Tags: