Takimi Ahmeti-Zaev, Shilegov në konferencë për media (VIDEO)
Pëlqej
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, ka dalë në një konferencë për medie për takimin e kreut të partisë së tij, Zoran Zaev dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Zaev dhe Ahmeti u takuan për të folur për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni, pas dhënies së mandatit nga ana e presidentit Gjorge Ivanov, përcjell "Albeu.com".

Shilegov është shprehur se për partinë e tij është me rëndësi ndryshimi i sistemit.

"Për LSDM është me rëndësi është që qeveria e re të funksionojë ndryshe nga regjimi i mëparshëm. Presim sa më shpejt të mbarojnë bisedimet. Sa më shpejt aq më mirë", ka thënë Shilegov.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje të reja se çfarë është vendosur në takimin i cili u zhvillua në selinë e LSDM-së. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori