Tahiri "hallakatej" ne pub kur Meta kërkonte "kokën" e tij (FOTO & VIDEO)

Këto dite kane qene tepër te tensionuara midis koalicionit qeverisës, pasi acarimi mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qeveri ka vënë në shënjestër dy nga ministrat e saj, Tahirin dhe Ylli Manjanin, ky i fundit i shkarkuar këtë te hënë nga kryeministri Rama.

Mesa duket kjo nuk e ka penguar aspak Ministrin Tahiri te argëtohet.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe këngëtarja Julka Gramo, kane qene ne një klase, shokë shkolle dhe ditët e fundit janë ribashkuar me shokët ne te njëjtën klase tek gjimnazi Sami Frasheri.
Julka ka treguar se mësuesja madje u ka bere një ushtrim me integrale qe asnjeri nuk e ka zgjidhur dot.

“Kjo eshte e 4-ta 6 (1994-1998) before and after 🤣 dhe jo after 4,5 apo 10 vitesh por plot 19 vitesh… Vizita ne shkollen ku kaluam pjese te rendesishme te jetes sone ishte vertete emocionuese… Degjuam te binte serish zilja si dikur, u futem brenda ne klase si dikur, u thirrem ne apel nga regjistri i dikurshem (qe kish mbetur i mbeshtjelle me letren e bardhe dhe mbante brenda gjithe notat e mungesat tona 😍) e beme dy ore mesimi si dikur ku mes te tjerash mesuesja na beri nje ushtrim me integrale te cilin asnjeri nuk e zgjidhi dot 😂😂😂.

Mbremja e djeshme ishte nje emocion i papare, nje feste qe na riktheu edhe nje here neper spektaklet e dikurshme shkollore… Kisha kaq shume vite qe nuk kendoja gje tjeter vec kengeve per femijet e mi, por mbreme shoket me bene te “dilja nga pensioni” e te riperjetoja edhe nje here fillimet e mia ku gjithcka doja te beja ishte te kendoja… IT ËAS AN AMAZING NIGHT!!! Faleminderit organizatoreve qe e bene te mundur! ❤❤❤ Love P.s. Ju qe jeni gjimnaziste shijojeni kete periudhe sa me teper, e ju ish gjimnaziste nese ende s’e keni bere nje ritakim pas vitesh c’prisni ende?”

Mes te tjereve, ne foto duket edhe drejtoresha e QSUT Olgerta Manastirliu, shefja e Marredhenieve me Publikun ne Gjykaten e Larte, Ida Vodica, etj.

Gjithashtu në videon më sipër, duket ministri Tahiri, duke u argëtuar me shoqerinë e gjimnazit ne pub. /albeu.com/

video-1485729435 by revistaime

Shtuar më 30/01/2017, ora 20:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori