Tahiri e Braho përcjellin drejt banesës së fundit efektivin e FNSH (VIDEO)
Një ditë pas vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në një operacion në Torovicë të Lezhës, familjarët e Ardian Kodrës kanë nisur ceremoninë mortore.

Homazhet në nder të efektivit të vrarë mbahen nga ora 17:00 deri në 19:00, pranë Drejtorisë se Policise ne Shkodër.

Familjarë, miq, të afërm, kolegë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, kanë bërë homazhe në nderim të efektivit që ra në krye të detyrës.

Pas homazheve ministri Tahiri në librin e ngushëllimeve shkroi “I paharruar qoftë kujtimi yt, prehu në paqe miku ynë’ në nderim të Ardian Kodrës.

Pas homazheve trupi i pajetë i Ardian Kodres do te prehet tek Varrezat e Dëshmorëve në Shkoder.

Ditën e djeshme, polici i vrarë në krye të detyrës Ardian Kodra u shpall Dëshmor i Atdheut.

Ardian Kodra u vra gjatë një operacioni që policia po zhvillonte në Torovicë për kapjen e David Qoses, i cili u arrestua nga policia pas 6 orësh aksion./Albeu.com/

Shtuar më 03/09/2016, ora 19:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori