Tahiri: Asociacioni do formohet pasi të shuhen strukturat serbe në Kosovë (VIDEO)
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, tha se Kosova ka hapur rrugën rajonale për paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë.

Sipas saj, kontributi i Kosovës për paqe në rajon ka bërë "të kemi partneritet me NATO-n".

"Ndaj, synojmë avancimin në NATO e në OKB", ka shtuar ajo, duke paralajmëruar njohjen e shpejtë nga Sudani. "Diplomacia parlamentare po punon mirë dhe ne do të sigurojmë njohjet e nevojshme për Kosovën", transmeton "Zëri".

Tahiri thotë se sukses i Kosovës, në dialog, është kodi telefonik, që për të paraqet pavarësi të Kosovës në fushën e telekomit botëror. Ndërkaq shton se Rusia, krahas Serbisë, është faktor destabilizues në rajon.

"Serbia po synon të luaj lojën dhe agjendën politike të Rusisë. Por, pres forcimin e bllokut euroatlantik në këto anë", ka shtuar Tahiri.

"Mbetemi të përkushtuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun që duhet të hyjë në fazën përfundimtare. Në këtë fazë temë do të jetë njohja reciproke mes dy shteteve dhe shënjimi i vijës kufitare me Serbinë".

Kur është fjala te Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ajo tha se formimi i tij do të ndodhë kur shuhen të gjitha strukturat paralele në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori