Dybala ndjehet i zhgënjyer dhe i braktisur nga Juventus

Paulo Dybala ka mbetur shumë i impresionuar dhe i zhgënjyer nga dëshitimi për të rinovuar kontratën e tij me klubin e Juventusit.

Siç raportohet nga “La Stampa”, të afërmit e tij e kanë parë të hutuar këto kohë dhe të zhgënjyer nga Juventus. Rasti i Dybalas nuk është një nga ato rastet e rralla në futboll, ku kemi parë shpesh që klubi lejon të largohen lojtarët e tyre më të mirë pa i dhënë arsye apo pa tentuar ta bëjnë të qëndrojë.

Tashmë Dybala është duke parë përpara nga e ardhmja për të gjetur një ekip të ri, ku  deri më tani mundësia më aktive është kalimi i tij te Interi, rivalët e Juventus./h.ll/albeu.com


Shtuar 24.03.2022 13:30