Forcat armike shumë pranë, këshilltari i Zelenskyt: Kievi, simbol i rezistencës (FOTO LAJM)

Në një kohë që forcat ruse janë shumë pranë kryeqytetit ukrainas, Kievit, Mikhail Pontoliak, këshilltar i Presidentit Volodymyr Zelensky deklaroi se qyteti është simbol i rezistencës dhe po përgatitet për një kundërpërgjigje të dhunshme.

Pohimin ai e bëri përmes një videomesazhi, ku u shpreh se qytetarët në Kiev ishin gati për luftë.

Zyrtarët ukrainas pohuan gjithashtu se Kievi ishte “gati për të luftuar” pasi forcat ruse vazhduan bombardimet për 17 ditë.

Kujtojmë që forcat ushtarake ruse janë vetëm 25 km larg qendrës së Kievit dhe sulmi masiv mund të nisë nga momenti në moment./albeu.com/