Disa orë pasi u fundos anija nga Tunizia, autoritetet italiane shpëtojnë mbi 700 emigrantë

Roja bregdetare italiane tha se shpëtoi rreth 750 emigrantë sot në dy operacione, disa orë pas mbytjes së anijes në brigjet e Tunizisë.

Operacioni i parë kishte të bënte me një anije peshkimi me 295 emigrantë të parregullt në bord, që ndodhej 167 kilometra larg brigjeve të Kalabrisë.

E dyta përfshinte një varkë peshkimi me rreth 450 persona në bord, e cila rrezikonte të fundosej 185 kilometra në lindje të Siçilisë. Në këtë operacion morën pjesë edhe tre anije mallrash dhe një anije Frontex, tha rojet bregdetare italiane në një deklaratë.

Mbytja e anijes më 26 shkurt në brigjet lindore të Kalabrisë, me 88 emigrantë të vdekur dhe të paktën 10 të zhdukur, nxiti kritika të forta për mungesën e aparatit shtetëror. /albeu.com


Shtuar 23.03.2023 20:10