Supermakina "bishë" e Vladimir Putin, gati në maj (FOTO&VIDEO)
Pëlqej
Projekti i Rusisë për një limuzinë të re presidenciale dhe automjete zyrtare të Kremlinit, tani është drejt përfundimit.

Pas testimit të makinës së re që nga maji i këtij viti, udhëtimi i ardhshëm i Vladimir Putin do të bëhet me një supermakinë.

Kortezhi i makinave presidenciale i cili pritet të nisë nën një markë të re të quajtur Aurus, do të përfshijë gjithsej katër automjete, një limuzinë, një SUV, një minibus dhe një sedan, përcjell albeu.com

Sedan do të përdoret si një mjet përcjellës i limuzinës dhe ka një motor V8 me 650 kuaj fuqi (485 kilovat).

Makina e re e Putinit do të mburret me një motor edhe më të madh se V12, që thuhet se po zhvillohet në bashkëpunim me Porsche dhe gjeneron 850 hp (634 kW).

Pjesa tjetër e linjës, minibusit dhe SUV, do të ketë një turbo me katër cilindra me 250 hp (186 kW).

Njësitë e para të gatshme të prodhimit të Kortezhit do të shpallen publikisht në maj 2018, kur Presidenti rus do të marrë një mandat të ri. /albeu.com/

Supermakina "bishë" e Vladimir Putin, gati në maj (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 24/01/2018, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori