Deputeti i LVV rezulton pozitiv për COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë ai vetë me anë të një postimi në mediat sociale.

Në postimin e bërë në Facebook, Bulliqi shkruan se sot është njoftuar nga IKSHP se ka rezultuar pozitiv.Po ashtu, deputeti informon se për momentin gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme ndërsa shton se do të qëndrojë në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë. Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv. Ju njoftoj se do të jem në vet izolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së. Gjendjen shëndetësore e kam stabile. Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat! Me respekt.”


Shtuar 29.07.2020 12:25