“Drogë e të gjitha gjërat i ka bërë”, grabitet edhe banesa e kunatit të viktimës në Mallakastër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur diteën e djeshme Mallakastrën.

Ndërkohë që ditën e sotme po mbahen homazhe për ti dhënë lamtumirën 50 vjeccares Drita Saliajs, kunati i cili jetonte në Greqi ka kuptuar se është grabitur dhe banesa e tij.

Kunati i viktimës, Mitat Saliaj ka gjithashtu një shtëpi në këtë fshat dyshohet të jetë grabitur nga po të njëjtët autorë të vrasjes së 50-vjeçares.

Kunati i viktimës tregon për mediat se nipi ka qenë djalë i keq.

“Unë isha tek djali në Greqi. E kam kunatë Dritën. Erdha të hapja derën, e kanë shqyer derën, e kanë grabitur. Kisha gjëra në shtëpi, motorsharra, korrëse bari, mbi 2-3 milionë gjëra kisha. Se di akoma çfarë kanë marrë. Kur isha në Shqipëri vija çdo 2 javë.

Edhe mund të jenë ata djem. Ky nipi nuk ka qenë djalë i mirë. Të tërë këta që kanë bërë këtë gjë ashtu kanë qenë. Çun i keq, drogë e të gjitha gjërat i ka bërë. Të atin e ka brenda”, deklaroi Mitat Saliaj.


Shtuar 8.01.2020 09:05