Naftë pa akcizë! Jahti super luksoz ankorohet në Sarandë (FOTO LAJM)

E kush mund të mos përfitojë nga karburanti i lirë, kur ke për të furnizuar depozitat e jahtit me dhjetra mijëra litra edhe pse mund të jesh më i pasuri i botës?

Nuk ka se si të ndodhë, prandaj edhe super miliarderi Jeffrey Bezos ka ankoruar jahtin e tij gjigant “Flying Fox” në Sarandë, ku krahas rrezeve të diellit do të furnizohet me karburant të lirë pa akcizë.

Jahti gjigant “Flying Fox” është parë mëngjesin e sotëm në gjirin e Sarandës ku edhe ka hasur probleme me ankorimin për shkak  të zonës së kufizuar.

Mbi jaht është edhe helikopteri ku miliarderi mund të hipë për të shijuar bregdetin shqiptar. /abcnews.al


Shtuar 25.08.2021 11:41